Telegrafi

Aktori i “Friends”, James Michael Tyler diagnostikohet me kancer

Aktori i “Friends”, James Michael Tyler, i cili luajti ‘Gunther’ në hit-serialin ka zbuluar se ai po luftonte me fazën e katërt të kancerit të prostatës.

59 vjeçari i tha NBC’s Today të hënën se ai u diagnostikua në shtator 2018 por që prej asaj kohe është përhapur në pjesë të tjera të trupit të tij, duke përfshirë kockat dhe në shpinë.

Tyler, i cili u shfaq në të gjitha 10 sezonet e “Friends” si menaxher i kafenesë ‘Central Perk’, nuk mund të ecë më pasi kanceri agresiv ia la pjesën e poshtme të trupit të paralizuar.

Foto: NBC

“Unë u diagnostikova me kancer të përparuar të prostatës, i cili ishte përhapur në kockat e mia”, tha Tyler.

“Unë jam marrë me atë diagnozë për pothuajse tre vitet e fundit. Është faza e katërt. Kanceri i fazës së vonë. Kështu që përfundimisht, e dini, do të më marrë ndoshta”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga James Michael Tyler

Tyler tha se mjekët ishin optimistë kur ai u diagnostikua për herë të parë, por kanceri filloi të shpërndahej në fillim të pandemisë COVID-19.

Aktori i ‘Friends’ diagnostikohet me kancer (Foto: NBC)

Aktori, i cili po kalon kimioterapi, tha se sëmundja e tij e ndaloi atë të shfaqej personalisht në ribashkimin special të “Friends”, i cili u transmetua muajin e kaluar në HBO.

Në vend të kësaj, ai bëri një paraqitje përmes Zoom.

“Unë doja të isha pjesë e kësaj dhe fillimisht do të isha në skenë, të paktën, me ta dhe të isha në gjendje të merrja pjesë në të gjitha festimet”, tha Tyler.

Michael shtoi se kanceri i tij u zbulua gjatë një kontrolli rutinë tre vjet më parë. /Telegrafi/

Aktori i ‘Friends’ diagnostikohet me kancer (Foto: HBO Max)