Telegrafi

Aktori flet për rrezikun nga minat

Në Stamboll është mbajtur samiti i parë humanitar në botë, në nivel ndërkombëtar, e ku fjalën e pati edhe aktori Daniel Craig, ambasador i luftës kundër minave.

Ylli i filmave të James Bondit foli para liderëve, biznesmenëve dhe grupeve humanitare në Stamboll rreth rrezikut nga minat duke u bërë thirrje atyre të punojnë më shumë në këtë.

“Lufta vazhdon shkatërrimin në shumë shtete. Andaj duhet të jemi të vetëdijshëm për rrezikun nga minat, pasi paqja arrihet në ndonjë vend. Çdo vit minat vrasin 15 deri në 20 mijë njerëz, shumica fëmijë e gra”, ka deklaruara mes tjerash aktori, transmeton Arta TV.

Samiti humanitar, i pari i këtij lloji është tentim për të zhvilluar përgjigje më koherente në atë çfarë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, e përshkroi si situata më e keqe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas OKB-së, më shumë se 130 milionë njerëz kanë nevojë për asistencë humanitare.