Aktori i “My Name Is Earl”, Ethan Suplee, i ka befasuar fansat e tij me transformimin e pabesueshëm në figurën e tij trupore.
43-vjeçari ka kaluar orë të tëra brenda ditës në palestër dhe duke drejtuar biçikletën, aq sa nga një njeri me mbipeshë, është shndërruar në një person muskuloz.
Suplee, i njohur për rolet televizive, si edhe për pjesëmarrjen e tij në filma të popullarizuar, si “American History X” e “Remember the Titans”, thuajse nuk njihet pas këtij ndryshimi që ka bërë.
Ai ka marrë komplimente të shumta nga fansat, të cilët e konsiderojnë si një frymëzim të madh për të ndërtuar një formë të tillë trupore.
Pas ndërprerjes së serialit “My Name Is Earl” para afro një dekade, ai vendosi t’u përkushtohej stërvitjeve, ndërsa në vitet e fundit u shndërrua në një fanatik të ushtrimeve dhe tashmë kanë ardhur rezultatet.
“Pas ‘My Name Is Earl’, fillova në mënyre fiksive të vozitja biçikleta. Në një moment u bëra shumë i hollë, kisha vetëm nëntë për qind yndyrë. Por, vazhdoja të vozisja biçikletën nga gjashtë deri në tetë orë në ditë, për gjashtë ditë brenda javës. Pasi kaluan dy vite duke e bërë këtë, gruaja ime më tha: ‘Hej, idiot, nuk mund të pensionohesh dhe të vozitësh biçikleta. Duhet të shkosh në punë”.
“Pastaj (kur fillova të kërkoja punë), e kuptova se njerëzit më thoshin: ‘Kush je ti? Nuk të njohim. Ti je një person i ri’. Prandaj, dy vite më parë, e mora vendimin: ‘Nuk do ta mbys veten duke u përpjekur të hollohem kur askush nuk më njeh si njeri të hollë dhe mendoj se kjo ndikon te punët që unë i marr”, ka treguar aktori. /Telegrafi/