Site icon Telegrafi

Aktori është i sëmurë, Tom Hanks fajëson vetveten!

Tom Hanks fajëson veten për sëmundjen nga e cila vuan prej disa vitesh.

Hanks fajëson veten si të papërgjegjshëm dhe idiot, duke thënë se për shkak të mbipeshës u prek nga diabeti.

Më konkretisht ai vuan nga diabeti i tipit 2, i cili shkaktohet kryesisht prej shëndoshjes dhe mund të çojë deri në verbim dhe dëmtim të veshkave.

Aktori, siç shkruan ‘Independent’ tregon se u diagnostikua nga diabeti në vitin 2013 dhe për këtë sëmundje ai fajëson luhatjet e peshës, për shkak të roleve të ndryshme që ka interpretuar. /Telegrafi/

Exit mobile version