Telegrafi

Aktori Edi Kastrati “bëhet” kujdestar fëmijësh në një çerdhe

Foto: OSMGROUP/YouTube

Ka nisur transmetimin emisioni më i ri argëtues, “VIP Dado”.

Ky format sjell personazhet e njohur në rolin e kujdestarit të fëmijëve përgjatë një dite të tërë.

I ftuari i parë për të provuar një eksperiencë të tillë, ka qenë aktori i njohur nga Gjakova, Edi Kastrati.

Foto: OSMGROUP/YouTube

Ai vizitoi fëmijët e një kopshti në Prishtinë dhe brenda një dite të vetme, luajti rolin e kujdestarit të tyre, duke u kujdesur fillimisht për ta, më pas ushqyer dhe ndërruar pelenat.

Foto: OSMGROUP/YouTube

Aktori i “O Sa Mirë”, u ka lexuar gjithashtu përralla dhe krejt në fund është kujdesur që edhe t’i argëtojë ata.

Në “VIP Dado” pritet që eksperiencën e kudjestarit të fëmijëve ta provojnë në vazhdimësi edhe shumë personazhe tjerë të famshëm. /Telegrafi/