Aktori Dilyan Sprouse vendosi të mbështesë gruan e tij, modelen Barbara Palvin në sfilatën e Victoria’s Secret në një mënyrë të pazakontë.
Ai u shfaq në tapetin e kuq me dy figura të prera të kafshëve të tyre shtëpiake, një bulldog francez dhe një mace gri. Kur gruaja e tij Barbara Palvin doli në skenë, ai u ngrit dhe thirri: “Të dua, dashuria ime”. Barbara pastaj i bëri me dorë me një buzëqeshje.
Ajo kishte veshur një fustan elegant argjendi me një sërë krahësh engjëlli dhe kjo është paraqitja e saj e tretë radhazi në sfilatën e modës Victoria’s Secret. Përveç Barbarës, në sfilatën e mbrëmshme u shfaqën edhe Irina Shayk, Bella Hadid, Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Carla Bruni dhe Tyra Banks.
@entertainmenttonight Dylan Sprouse is just here to be supportive for Barbara Palvin at the Victoria’s Secret Fashion Show 🥹 #dylansprouse #barbarapalvin #victoriassecretfashionshow #vsfs ♬ original sound – Entertainment Tonight
Dylan dhe Barbara u martuan vitin e kaluar në Hungari pas gjashtë vitesh lidhje. Ata e zyrtarizuan fejesën e tyre në shtator 2022.
Dylan e filloi karrierën e tij televizive me vëllain e tij Cole kur ishin fëmijë. Ata u bënë të famshëm për rolet e tyre si djemtë e prapë Zack dhe Cody në serialin “The Suite Life of Zack&Cody”, i cili u transmetua nga 2005 deri në 2008. /Telegrafi/
@thecut The way he screams “love you baby!” Okay so maybe love is real!!! #vsfashionshow #victoriasecret #love ♬ original sound – the cut