Ka vdekur Reni Santoni, një aktor i njohur më shumë për rolin e tij përkrah Clint Eastwood në “Dirty Harry”.
Ai ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare.
I njëjti vdiq nën përkujdesje të shtunën në Los Angeles, teksa lajmin për Fox News e ka konfirmuar producentja, muzikantja dhe tekshkruesja, Tracy Newman.
“Ai vdiq të shtunën më 1 gusht. Ishte njeriu më i dashur që e kam njohur ndonjëherë”, tha ajo në deklaratë. “Përveçse është një aktor i mahnitshëm, ishte një improvizues legjendar. Ai do të na mungojë”.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur, por Neyman deklaroi se ai vdiq në mënyrë natyrale.
Reni gjithashtu u shfaq edhe në filmat e viteve 1976 si “Enter Laughing”, “Guns of the Magnificent Seven” dhe me Sylvester Stallone në “Cobra” 1986.
“The Mad Show” është një tjetër projekt në të cilin u shfaq Santoni së bashku me David Steinberg, Jo Anne Worley dhe Linda Lavin.
Ai ka lënë pas vetes djalin e tij, Nick, të cilin Neyman e ka quajtur si ‘dritë të jetës së tij”. /Telegrafi/