Aktori Darris Love u arrestua pasi dyshohet se kishte goditur të dashurën e tij gjatë një debati në prag të Krishtlindjeve.
42-vjeçari është një ish-yll për fëmijë, i cili njihet më së shumti për rolin e tij si Ray Alvarado në serialin televiziv Nickelodeon të epokës së viteve ’90, “The Secret World of Alex Mack”.
Love u lirua nga burgu pasi postoi një garanci prej 20,000 dollarësh (18.8 mijë euro), sipas TMZ.
Më pas ai vazhdoi të ndante një mesazh feste fetare në faqen e tij në Instagram.
Love u arrestua nga LAPD nën dyshimin për dhunë në familje të shtunën mbrëma (24 dhjetor), pasi policia u thirr në shtëpinë e tij në Los Angeles për një shqetësim.
Thirrja erdhi rreth mesditës, sipas TMZ, dhe policia u takua me të dashurën e aktorit e cila u tha atyre se partneri ‘e goditi në pjesën e pasme të kokës’ gjatë një debati.
Ajo pretendoi se sherri filloi pasi ajo u ndal në shtëpinë e Love për të marrë disa sende. Media shtoi se viktima “nuk ishte lënduar dhe nuk kishte shenja të dukshme”.
Sipas të dhënave në internet, ai u arrestua për ‘dhunë në familje për kundërvajtje’ rreth orës 14:30 sipas kohës lokale dhe më vonë u lirua.
Jo shumë kohë pasi u lirua nga burgu, Love u shfaq në rrjetet sociale me një video gati 12 minutëshe rreth sezonit të festave dhe fesë.
Arrestimi i tij duket se nuk e shqetësoi aktorin e televizionit i cili përshëndeti miqtë me buzëqeshje dhe të qeshura gjatë gjithë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Ai njihet më së shumti për rolin e tij në “The Secret World of Alex Mack” dhe vazhdoi të ketë role të vogla në seriale të tjera televizive si: Sister, Sister, Buffy the Vampire Slayer, Angel dhe It’s Always Sunny in Philadelphia. /Telegrafi/