Telegrafi

Aktori Danny Trejo shpall falimentimin, ka mbi 1.8 milionë euro borxh tatime ndaj shtetit

Danny Trejo ka ‘deklaruar falimentimin’ për të ‘riorganizuar asetet e tij’ dhe për të ndihmuar në trajtimin e ‘faturës tatimore prej dy milionë dollarësh (1.8 milionë euro)’ pasi ai ‘gabimisht pretendoi zbritje të faturuar për vite’.

Aktori 78-vjeçar, ka luajtur në filmat e suksesshëm të Hollywoodit si “Machete”, “Spy Kids: dhe serialin e famshëm të Netflixit, “Breaking Bad”, shkruan DailyMail.

Pavarësisht se karriera e tij filmike vazhdoi në vitet e tij të mëvonshme, Danny e ka mbajtur veten shumë të zënë me bizneset e tij të ndryshme ushqimore, duke përfshirë “Trejo Tacos” dhe “Trejo’s Coffee and Donuts” në Las Vegas.

Por sipas TMZ, ylli, po aplikon për falimentimin e firmës së tij, e cila përmendet si ‘falimentimi i riorganizimit’, duke lejuar një kompani të qëndrojë në biznes dhe të ristrukturojë detyrimet e saj.

Publikimi raporton se depozitimi është bërë për t’u marrë me faturën e tij masive tatimore, e cila thuhet të jetë rreth dy milion dollarë (1.8 milionë euro).

Danny thuhet se i tha TMZ se ai kishte menduar gabimisht se kishte përfituar zbritje me vite të tëra, por që në fakt gjithçka ishte grumbulluar si një borxh.

Lloji i falimentimit do të thotë që bizneset e tij të shumta, ku përfshihet shtëpia e tij diskografike dhe restorantet e tij të shumta në Los Angeles, nuk preken prej tij.

Ndërmarrjet e tij janë në pronësi të korporatave të cilat ‘ai i krijoi për t’i drejtuar ato’.

Danny shtoi se ai pret të jetë pa borxhe deri në një moment në vitin 2024.

Karriera e tij në Hollywood është ngadalësuar vitet e fundit, por ai u nderua me figurën e tij të dyllit në muzeun me famë botërore “Madame Tussauds” në nëntor të vitit 2021.

Aktori ishte gjithashtu i pranishëm në zbulimin e kësaj statuje të dyllir dhe ishte i ekzaltuar kur iu drejtua një turme që ishte mbledhur për të parë statujën.

Statuja përmbante gjithashtu një sërë tatuazhesh të rreme që pasqyronin nga afër tatuazhet e aktorit në filmin “Spy Kids”. /Telegrafi/