Telegrafi

Aktori Christian Slater dhe Brittany bëhen prindër për herë të parë

Aktori Christian Slater dhe partnerja e tij prej pesë vitesh, Brittany, u bënë prindër për herë të parë.

Producenti 50-vjeçar dhe gruaja e tij, së fundmi mirëpritën fëmijën e parë së bashku, vajzën, shkruan People.

Ndërkohë, ky fëmijë është i pari për Brittany, pasi Slater është baba po ashtu i 18-vjeçares, Eliana Sophia dhe 20-vjeçarit Jaden Christopher.

Christian Slater dhe Brittany Lopez (Foto: Lars Niki/Corbis via Getty Images)

Slider – përveç si MRr.Robot, njihet edhe për rolet e tjera në Heathers dhe në Interview with the Vampire.

Slater dhe Brittany përndryshe u martuan në natën e Vitit të Ri në vitin 2012, me një ceremoni prej 200 të ftuar.

“Do të jetë mirë, me anëtarët e familjes. Do bëhet shumë mirë, ka thënë Slater për People në maj të vitit 2013. /Telegrafi/

Christian Slater (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images)