Aktori Cameron Boyce, i njohur nga spektaklet dhe serialet e Disney Channel, ka vdekur në moshën 20 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar për CNN një zëdhënës i Disney Channel, i cili ishte njoftuar nga familja për vdekjen e aktorit, ndërsa nuk janë dhënë detaje lidhur me shkakun e vdekjes.
“Që nga mosha e re, Cameron Boyce ëndërronte që ta ndante talentin e jashtëzakonshëm artistik me botë. Ai ka qenë një performues me talent mahnitës, i kujdesshëm dhe një person që i mendonte gjërat dhe mbi të gjitha, një djalë i dashur dhe i përkushtuar, një vëlla, një nip dhe një mik.
“I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij, bashkaktorëve dhe kolegëve, dhe iu bashkohemi miliona fansave të tij në zinë për vdekjen e tij. Ai do të na mungojë shumë”, thuhet në komunikatën e Disneyt.
Boyce ka luajtur në serialin televiziv, “Jessie”, si një nga fëmijët për të cilët kujdesej dadoja (rolin e të cilës e ka luajtur Debby Ryan). /Telegrafi/