Aktori i njohur britanik, Anthony Robinson ditën e sotme (e enjte) ka ardhur në Kosovës ku është pritur nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Arsyeja e vizitës së aktorit 75-vjeçar është realizimi i një projekti filmik në Prishtinë.
Me rastin e kësaj vizite, Rama i ndau edhe një mirënjohje duke e emëruar si ambasador kulturor të Prishtinës.
“Anthony Robinson, aktori i mirënjohur britanez ka përzgjedhur Prishtinën tonë për një projektin filmik të radhës, në shenjë mirënjohje e emëruar ambasador kulturor të kryeqytetit”, ka shkruar Rama postimi.
Robison përveç si aktor njihet edhe si autor, komedian, prezantues dhe aktivist politik anglez.
Ai ka luajtur në serialin televiziv të BBC “Blackadder” dhe ka prezantuar disa dokumentarë historikë duke përfshirë programet e Channel 4 Time Team dhe The Worst Jobs in History.
Robinson gjithashtu ka shkruar edhe 16 libra për fëmijë. /Telegrafi/