Sot ka ndërruar jetë aktori i njohur kosovar, Blerim Peci. I njëjti mësohet se kishte disa probleme shëndetësore.
Njëri prej familjarëve ka treguar për indeksonline se aktori ishte i sëmurë nga mëlçia.
Blerim Peci ka ndërruar jetë sot në moshën 44 vjeçare ndërsa ka qenë i martuar me Afërdita Sopjanin, me të cilën ka dy fëmijë.
Aktori i ndjerë ka qenë edhe bashkautor me Fehmi Feratin në shown televiziv komedik, “Show Meselation”.
Atë kemi mundur ta shohim së fundit në disa role të ndryshme në shown satirik të televizionit publik të Kosovës, RTK, “Vikendi”. /indeksonline/Telegrafi/