Ylli i “The Bill” dhe “Flash Gordon”, Tony Scannell, ka vdekur në moshën 74-vjeçare.
Shkaku i vdekjes së aktorit irlandez ende nuk është zbuluar, por vdekja e tij u konfirmua nga një mik, i cili postoi një shkrim në rrjetin social, Facebook të mërkurën.
Scannell lindi në Cork në 1945, dhe babai i tij Tom ishte një portier profesionist që luajti për Republikën e Irlandës.
Para se të aktronte, Toni shërbeu për pesë vjet në detyrë roje në RAF.
Scannell bëri debutimin e tij në “The Bill” në 1984, në një episod të quajtur “A Friend in Need” dhe nënshkroi kontratë për vetëm dy episode.
Sidoqoftë, producentët vendosën ta vazhdojnë atë, dhe ai ishte i pranishëm në shfaqje deri në 1993, duke u rikthyer për dy episode në vitin 2000.
Tony ka lënë pas gruan e tij, Agnes Lillis dhe trë fëmijët e tij të rritur. /Telegrafi/