Site icon Telegrafi

Aktori Avni Abazi sqaron foton e ceremonisë së varrimit, ku në një vend u panë një hoxhë dhe një prift.

Në një ceremoni mortore në Klinë, janë barë bashkë një hoxhë dhe një prift.

Fotografia e shpërndarë në Facebook me mbishkrimin “Domethënëse dhe mesazh i qartë për të gjithë!”, sqarohet nga aktori Avni Abazi.

“Kjo ka ndodhe dje (21.07.2016) ne vorrimin e te ndjerit Bardh Ademi (i fesë katolike – v.j.) ne fshatin Poterq. Une isha prezent ne kete cermoni, pasiqe familja ime Abazi dhe Familja Ademi jane pasardhes te stergjyshit tone te perbashket me emrin Abaz. Pra, Abazi kishte 5 djem, 4 nga djemt u bene musliman ndersa Ademi ngeli ne fene katolike. Keto dy familje jane shembull i jashtezakonshem i bashkejeteses fetare ne Kosove. Une si aktor jam shume krenar qe i perkas ketij trungu famijar dhe mburrem me kusherinjet e mij te fese katolike si atedhetar te vertete” (sic.), ka shkruar Abazi në profilin e tij në Facebook.

Pamje të njëjta, me hoxhë dhe prift, janë parë edhe në varrimin e Lan Tafë Ademit, vëllait të Bardh Tafë Ademit (foto kryesore), në të njëjtat varreza më 21 tetor 2009 (shih foton më poshtë). /Telegrafi/

Exit mobile version