Telegrafi

Aktori amerikan ka paguar një kriminel për ta vrarë Elton Johnin!

“Aktori David Guest ka paguar një vrasës për të vrarë këngëtarin Elton John”, ka zbuluar truproja Imad Handi.

Ai ka qenë në krah të David për 6 vite dhe ka treguar se janë paguar 24 mijë dollarë për të zhdukur Elton John.

Sipas deklaratës së 39-vjecarit, u zbulua se një ngjarje e tillë ka ndodhur vetëm se mori një koment ofendues në dasmën e tij me Liza Minnelli, ku Elton vuri në dyshim orientimin e tij seksual.

Në 2002, gjatë martesës së tyre, 70-vjecari i tha Lizës se do të donte ti blinte një burrë heteroseksual.

Në atë moment, Davidi u nevrikos aq shumë sa donte ta vriste, por fatmirësisht u pendua dhe i kërkoi vrasësit që ti kthente paratë. /Telegrafi/