Wayne Lineker ka pohuar se ai është fejuar me aktoren e “Celebs Go Dating”, Chloe Ferry – ndërsa ajo pozonte me një unazë diamanti që e pranoi nga aktori.
58-vjeçari hutoi fansat ndërsa postonte fotografi ku shfaqej i përqafuar me Chloen, 25 vjeçe, duke shkruar në mbishkrimin e fotografive: “Ajo tha Po! Të dua Chloe”.
Chloe gjithashtu ndau imazhin me fansat, pas një postimi të fshehtë i cili lexonte: “Vazhdoni të besoni se do të bëhet e vërtetë”, shkruan The Sun.
Ajo pastaj tha se ishte “shumë e ngazëllyer” dhe filloi t’i ndante fotografitë e fejesës me 3.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Por fansat nuk ishin të bindur se lajmet e fejesës ishin të vërteta.
Njëri u përgjigj: “Qeshin të gjithë njerëzit që e besojnë këtë. Ju mund të shihni se ata janë në rezidencën në sfond”.
Dikush tjetër tha: “Dita e budallenjve të prillit nuk është për pesë javë të tjera djema!”
Një tjetër shtoi: “ashtë një shaka padyshim pse të gjithë e kuptojnë se është e vërtetë”.
Pronari i klubit milioner, Wayne luajti në serinë më të fundit të “Celebs Go Dating” me yllin e “Geordie”, Shore Chloe.
Ata u bënë miq të fortë në shfaqje – dhe 25-vjeçarja Chloe është tip i Waynet.
Ai rrëfeu se kurrë nuk është shoqëruar me një grua më të vjetër se 30 vjeçe.
Duke folur për takimin e tij me Carlan në rezidencë, biznesmeni zbuloi se ishte i shqetësuar sepse ajo është “më e madhe se vajzat me të cilat ai shkon zakonisht”.
Ai tha: “Ajo është 31 vjeçe … Unë kurrë nuk kam dalë me një vajzë mbi tridhjetë vjeçare në jetën time”.
Wayne u nda nga e fejuara e tij modele Danielle Sandhu, atëherë 26 vjeçe, në nëntor të vitit 2018.
Babai i katër fëmijëve është martuar dhe divorcuar dy herë. /Telegrafi/