Site icon Telegrafi

Aktorët vrapuan lakuriq nëpër teatër dhe u ulën në kokat e njerëzve

Publikun në teatrin e Londrës “Salder’s Wells” e befasoi grupi i dhjetë burrave dhe dhjetë grave të cilët vraponin lakuriq nëpër sallën e teatrit. Përveç kësaj, ata vrapuan edhe nëpër publik dhe u ulën në kokat e njerëzve. Gjithçka ishte në kuadër të shfaqjes.

Publiku mbeti i mahnitur me shfaqjen kontroverse, ndërsa me duartrokitje ftuan aktorët që të kthehen në skenë.

“Ua preferojmë të gjithëve ta shohin këtë shfaqje. Nuk e dija se mund të jetë atmosferë aq e mirë derisa aktorët vallëzojnë lakuriq”, tha Ana Grias Gomes.

Shfaqja përndryshe zgjatë dy orë, ndërsa publiku e përshkroi si shfaqje me pak lëvizje, por lakuriqësia e arsyeton çdo lëvizje në skenë, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/
 

Exit mobile version