Telegrafi

Aktorët vazhdojnë të paguhen edhe 12 vjet pas përfundimit të “Friends”!

Megjithëse seriali “Friends” ka 12 vjet që ka përfunduar, aktorët vazhdojnë të përfitojnë prej filmit.

E gjithë kjo pasi kompania që i ka të drejtat e saj, Warner Bros ka vazhduar të fitojë 1 miliard dollarë për çdo vit.

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer marrin 20 milionë dollarë për çdo vit, transmeton Telegrafi.

Gjëja më interesante është se gjatë këtyre viteve, të gjashtë aktorët po fitojnë më shumë se sa kanë fituar kur po filmonin serialin.

Kujtojmë se aktorët kanë marrë nga 1 milion dollarë për çdo episod ndërsa janë dhënë 12 sosh. /Telegrafi/