Aktorët e Teatrit të Shkupit ditë më herët kishin njoftuar se janë të vendosur se sot (13 korrik) do të shkojnë të pastrojnë qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Por, para aktorëve dikush tjetër kishte shkuar ta pastroj këtë qendër, dhe ata ishin punëtorët e Ndërmarrjes komunale “Higjiena komunale” që menaxhohet nga Bashkia e Shkupit. Të paguarit për këtë punë, punëtorët e pastrimit të qytetit i befasuan aktorët disa orë më herët, ndërsa aktorët shkuan tek qendra e klinikave vetëm për të parë rezultatin: rrugë, trotuare, parkingje dhe rrugica, ishin të pastruara.
Më herët, disa studentë holandez në mënyrë vullnetare pastruan disa pjesë të Shkupit por ata nuk e paralajmëruan këtë aksion.
Aktorët për mediat thanë se ju bëjnë thirrje qytetarëve që mos hudhin mbeturina dhe të kenë vetëdije më të madhe për mbeturinat. /Telegrafi/