Yjet e Hollivudit kanë refuzuar role të shumta në disa filma që rezultuan më pas të bëhen ikonik në industrinë e filmit.
Rastet kur kanë ndodhur këto janë të shpeshta dhe madje prej personzheve tejet të famshëm të botës artistike.
Megjithatë ata janë penduar pas një kohe që kanë refuzuar këto role.
Ndonjëherë aktorët janë shumë të hapur për rolet e profileve të larta që ata kanë refuzuar dhe dhimbjet e keqardhjes që lënë pas kur ata filma u realizuan.
Këta janë disa prej yjeve të Hollivudit që refuzuan role në filma ikonikë e që më pas u penduan për këtë.
Leonardo DiCaprio refuzoi filmin Boogie Nights
Leonardo DiCaprio në rolin e yllit të filmave të rritur, Dirk Diggler? Mund të kishte ndodhur.
Në vitin 2008, DiCaprio konfirmoi se ai refuzoi rolin kryesor në Boogie Nights të Paul Thomas Anderson – që përfundimisht e bëri Mark Wahlbergin një yll – në mënyrë që të bënte Titanikun. Ai pati një takim me Anderson për rolin, por u tremb nga mungesa relative e përvojës së regjisorit në atë kohë. Boogie Nights ishte filmi i dytë i Anderson pas filmit të 1996, Hard Eight, i cili u pa pak.
“Boogie Nights është një film që më pëlqeu dhe do të doja ta kisha realizuar”, tha DiCaprio për GQ. I pyetur nëse ai do ta refuzonte Titanikun në vend të kësaj nëse mund të kthehej pas në kohë, DiCaprio ishte i habitur.
“Nuk po them se do ta kisha bërë. Por do të kishte qenë një drejtim tjetër, sa i përket karrierës. Mendoj se të dy janë të mrekullueshëm dhe do të doja t’i kisha bërë të dyja… E vërteta është, nëse nuk do të bëja Titanikun, nuk do të mund të bëja llojet e filmave apo të kisha karrierën që kam tani, me siguri.Por do të ishte interesante të shihja nëse kisha shkuar në anën tjetër”.
Madonna refuzoi filmin The Matrix
Madonna kryesisht është personazh që pendohet aq lehtë duke u qëndruar në mënyrë të admirueshme pas vendimeve kreative. Sidoqoftë, ajo refuzoi një rol që nuk duhej ta kishte hedhur poshtë aq shpejt.
“Unë e refuzova rolin në Matrix”, tha ajo për Jimmy Fallon gjatë një paraqitje televizive në 2021.
“A mund ta besoni këtë? Dua të vras veten. Ky është një nga filmat më të mirë të realizuar ndonjëherë. Një pjesë e vogël e imja ndjen keqardhje vetëm për atë moment në jetën time”.
Brad Pitt refuzoi filmin The Matrix
Duke folur për The Matrix, Brad Pitt gjithashtu ka shprehur keqardhje për refuzimin e rolit të Neo. “Unë e mora pilulën e kuqe”, tha ai me shaka në vitin 2020, duke iu referuar zgjedhjes në film midis të pasurit qartësi totale ose të mbetesh në injorancë të lumtur.
“Unë vij nga një vend, ndoshta është edukimi im, [ku] nëse kam refuzuar një rol, atëherë nuk ishte i imi. Unë me të vërtetë besoj se [roli] nuk ishte kurrë i imi. Ishte e dikujt tjetër”.
Will Smith po ashtu refuzoi filmin The Matrix
Për të potencuar më tej faktin se shumë pak actor dukej se kishin ndonjë besim në Matrix, Will Smith gjithashtu refuzoi rolin kryesor.
Në vitin 2019, Smith konfirmoi një thashethem të gjatë se ai hodhi poshtë rolin e Neos në favor të një filmi shumë më pak të adhuruar.
“Unë relizova Wild Wild West [në vend të The Matrix]”, rrëfeu Smith, duke iu referuar dështimit famëkeq të vitit 1999 se ai ka kaluar më shumë se 20 vjet duke u penduar. “Unë nuk jam krenar për të”.
Sidoqfotë ai argumentoi se nuk do të kishte aq i mirë në atë rol sa Reeves.
“Ndoshta do ta kisha shkatërruar filmin, kështu që ju bëra një nder”, pati thënë aktori.
Christina Applegate refuzoi filmin në Legally Blonde
Është e vështirë të imagjinohet që në rolin e Elle Woods të ishte dikush tjetër përveç Reese Witherspoon, por në të vërtetë ishte Christina Applegate, të cilës iu ofrua ky rol.
Applegate zbuloi në vitin 2015 se e hodhi poshtë rolin pasi mendonte se ishte shumë i ngjashëm me personazhin që ajo luajti në serialin Married with Children.
“U frikësova se po përsërisja veten”, thosht ajo. “Çfarë veprimi i gabuar a po? Por Reese bëri punë më të mirë se që do të bëja unë ndonjëherë”, thoshte ajo.
Halle Berry refuzoi filmin Speed
Aktorja Halle Berry refuzoi filmin Speed dhe në vend të saj luaji aktorja Sandra Bullock.
“Më është ofruar roli në Speed para aktores Sandra Bullock”, tha Berry për Entertainment Tonight. Në mënyrë të gabuar thashë jo”, tha aktorja.
Berry potencoi se ishte penduar që refuzoi rolin.
“Kur shoh filmin, reagimi im është uhh”, potencoi ajo.
Denzel Washington refuzoi rolin në filmin Se7en
I pyetur në vitin 2012 nëse kishte role që ai refuzoi dhe që duhej t’i kishte marrë, Washingtoni u përgjigj shpejt: “Se7en dhe Michael Clayton”.
Megjithatë ai nuk ofroi një shpjegim se pse refuzoi rolin në filmin Se7en dhe cilin personazh kishte për ta portretizuar. /Telegrafi/