Telegrafi

Aktoret që kanë luajtur Zonjat e Para, tregojnë çfarë kanë mësuar prej tyre

Harrojini veshjen e balerinës te “Black Swan”, Natalie Portman është gati të sfidojë të favorizuarën Emma Stone të “La La Land” me filmin e “Jackie”, ku mund të fitojë çmimin Oskar si artistja më e mirë protagoniste.

Filmi tregon për zinë e Zonjës së Parë, më 22 nëntor 1963, kur presidenti John Fitzgerald Kennedy u vra në Dallas, duke dhënë shpirt në krahët e të shoqes. Një vdekje që u shënua në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu Zbulohen pagat e Marina dhe Luana Vjollcës, shifra befasuese?

Aktoret që kanë luajtur role të Zonjave të Para tregojnë se çfarë kanë mësuar prej tyre, transmeton TCH.

Nga Jakcie Kennedy (Natalie Portman): Ndjesia e fortë e dinjitetit përpara dhimbjes.

Nancy Reagan, (Cynthia Nixon): Feminizmi është aftësia që të zgjedhësh ajo që do të jesh.

Laura Bush (Elisabeth Banks): Lidershipi nuk konsiston te popullariteti, por në mundësinë për të bërë atë që është e drejtë.

Eleanor Roosvelt (Jane Alexander): Askush nuk të bën të ndihesh inferior pa konsensusin tënd.

Michelle Obama (Tika Sumpter): Për të mbajtur të fortë një lidhje është thelbësore të gjesh ekuilibrin mes punës dhe jetës private.