Yjet hollivudiane shpesh bëjnë ndryshime drastike në peshën e tyre – duke humbur apo duke shtuar në peshë – për nevojat e roleve filmike.
Më poshtë jua sjellim disa prej yjeve që kanë rënë ose kanë shtuar në peshë për rolet e tyre:
Anne Hathaway
Për rolin e Fantine në “Les Miserables”, Anne Hathaway e shokoi publikun me trupin e dobësuar. Në një intervistë për Vogue, ajo kishte pranuar se iu ishte nënshtruar dietave ekstreme duke humbur fillimisht 4.5 kilogramë, ndërsa më pas kishte humbur edhe shtatë kilogramë të tjerë.
Jared Leto
Jo të gjitha rolet kërkojnë humbje peshe. Jared Leto e ka bërë ekstremin tjetër – ka shtuar shumë në peshë. Ai kishte shtuar 30 kilogramë për rolin e Mark David Chapman, vrasësin e John Lennonit, në filmin “Chapter 27” (2007). Ndërsa më herët ishte dobësuar shumë për filmin “Requiem for a Dream”.
Natalie Portman
Balerinat njihet për trupin e hollë, prandaj Natalie Portman duhej t’i përmbushte këto standarde për rolin e saj në filmin “Black Swan”. Ajo kishte ngrënë shumë pak dhe ishte stërvitur vazhdimisht duke arritur të humbte nëntë kilogramë.
Mila Kunis
Njësoj si kolegia e saj, Natalie Portman, edhe Mila Kunis u desh të humbte nëntë kilogramë për rolin e saj në “Black Swan”. Ajo peshonte në total vetëm 43 kilogramë gjatë xhirimeve të filmit.
Charlize Theron
Charlize Theron fitoi çmimin Oscar për rolin e saj në filmin “Monster” (2003). Mirëpo, për rolin e Aileen Wournos, një prostitutë që bëhet vrasëse, aktorja u desh të shtonte 13.6 kilogramë për disa javë.
Gwyneth Paltrow
Gwyneth Paltrow pëlqen fizikun e hollë, prandaj rregullisht ndjek dieta dhe bën stërvitje. Mirëpo, aktorja u desh të shtonte nëntë kilogramë për rolin e saj në filmin “Country Strong”.
Russell Crowe
Për rolin e tij në filmin”Body of Lies”, Russell Crowe shtoi 28.5 kilogramë me ndihmën e një diete të pasur me kalori.
Christian Bale
Dhe natyrisht, mbreti i transformimeve është Christian Bale. Ai ka lëvizur në peshë për shumë role filmike. Kujtojmë që gjatë xhirimeve të “The Machinist” (2004), Bale kishte rënë në 44 kilogramë, ndërsa një vit më pas kishte shtuar 42 kilogramë kryesisht në muskuj, për të arritur në peshën prej 86 kilogramësh për rolin e tij në “Batman Begins”. /Telegrafi/