Site icon Telegrafi

Aktorët Olivia Munn dhe John Mulaney bëhen prindër për herë të parë

Olivia Munn është bërë nënë për herë të parë.

Aktorja 41-vjeçare dhe komedian, John Mulaney, 39-vjeç kanë mirëpritën fëmijën e tyre të parë.

Një burim i afërt me çiftin ka deklaruar se Munn dhe Mulaney janë bërë prindër më 24 nëntor.

Foto: Backgrid

Mulaney në shtator zbuloi ai dhe Munn po prisnin të bëheshin prindër gjatë një interviste me Seth Meyers në “Late Night”.

Çifti filluan të takoheshin në fillim të këtij viti, pas divorcit të tij nga grimerja, Anna Marie Tendler.

Foto: Shutterstock

Para se të lindte, aktorja pranoi se ajo dhe komediani i ‘stand-up’ kishin “frikë” të bëheshin prindër, shkruan PageSix.

“Ne flasim për të njëjtat gjëra.Në çfarë lloj krevati e vendosni fëmijën? Çfarë vesh foshnja?”, tha ajo në emisionin “Today” në nëntor.

Foto: Shutterstock

“Sinqerisht, falënderoj Zotin për Instagramin, Facebook-un dhe blogjet, sepse ka shumë nëna që japin informacion kaq të mrekullueshëm dhe kjo ka qenë një shpëtim për mua”, kishte deklaruar aktorja.

Mulaney dhe Munn ndezën thashethemet për lidhje në maj dhe u fotografuan së bashku për herë të parë në muajin qershor.

Munn nuk ishte takuar publikisht me askënd që nga ndarja e saj në vitin 2017 me Aaron Rodgers , ndërsa Mulaney bëri kërkesë për divorc nga Tendler, 36 vjeç, në korrik pas shtatë vitesh martesë. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Exit mobile version