Aktorët dhe regjisori i filmit James Cameron kanë dhënë 30.000 funte angleze pasi që janë ftuar të ndihmojnë 97-vjeçaren Millvina Dean, ka thënë udhëheqësi i fondit i cili bart emrin e saj.
Miku i Millvina Dean, shkrimtari irlandez Don Malen, ka themeluar fondin për mbështetje të personit të fundit të mbijetuar nga Titaniku dhe ka lutur aktorët për ndihmë.
Millvina, e cila ka qenë foshnje dymuajshe kur është fundosur Titaniku, nuk mund të sigurojë para për të paguar dhomën e saj në shtëpinë e pleqve në Southampton dhe për këtë do të mund të mbetej jashtë. Dhoma kushton 3.000 funte në muaj.