Dy aktorët me famë ndërkombëtare Mel Gibson dhe Jean Claude Van Damme pritet të vijnë në Shqipëri.
Report Tv ka mësuar se dy ikonat e kinematografisë amerikane, do të vijnë së shpejti pasi do të fillojnë xhirimet e një filmi aksion.
Ky lajm pritet të ekzaltojë qindra fansa të dy aktorëve që janë shumë të dashur edhe në Shqipëri.
Pjesë e filmit pritet të jetë dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri.
Detaje më të hollësishme mbi datë kur do të nisin xhirimet dhe kohën sa do të qëndrojnë këtu ende nuk janë bërë të ditur.
Dy aktorët në fjalë kanë një karrierë të pasur në kinematografinë ndërkombëtare, dhe vazhdojnë të jenë ndër emrat më eminentë në fushën e aktrimit.
Kjo mund të jetë ardhja e parë e tyre në Shqipëri. /ReportTv/Telegrafi/