Telegrafi

Aktorët Gizem Karaca dhe Cagatay Ulusoy dënohen me 10 muaj burg

Aktorët e famshëm turq, Gizem Karaca dhe Çagatay Ulusoy, sërish mund ta kalojnë një pjesë të jetës prapa grilave.

Ulusoy dhe Karaca janë dënuar nga një gjykatë në Stamboll me 10 muaj burg për përdorim të lëndëve narkotike. Vendimi është marrë ditën e djeshme, ndërsa nuk dihet se kur do të fillojë shqiptimi i tij.

Në këtë proces ndodheshin 32 të arrestuar, të cilët u kapën në vrullin e operacionit anti-drogë në Stamboll gjatë vitit 2013.

(Çağatay Ulusoy,dhe Gizem Karaca’ya, foto: ekonomi3)

Cagatay Ulusoy është mjaft i njohur për publikun shqiptar në filmin “Içerde”, kurse aktorja dhe modelja Gizem Karaca, ka luajtur në shumë seriale, mes të cilëve edhe “Dashuri pa fund”.

Duhet theksuar se dyshja janë në xhirim e sipër të projekteve të ndryshme serike dhe filmike. /Telegrafi/