Telegrafi

Aktorët fituan kundër këngëtarëve në “The Big Music Show”

Dje në emisionin e shumë shikuar “The Big Music Show” fitoi grupi i aktorëve: Granit Ukaj, Dardan Gashi dhe Agan Asllani, ndërsa grupi i këngëtarëve: Shpat Kasapi, Ylli Demaj dhe Alban Mehmeti e humbën garën për 10 pikë në kategorinë e fundit “Fëmijët këndojnë”.

Në kategorinë e parë Music Play, aktorët ishin në avantazh për pesë pikë, ndërsa në kategorinë “Slow” fituan më shumë pikë këngëtarët.

Shpati arriti t’i gjejë tri këngë dhe Ylli një këngë mirëpo në kategorinë e “Film Soundtrack” për çudi këngëtarët fituan më shumë pikë.

Në kategorinë me fotografi “Gjeje këngëtarin” të dy grupet ishin të barabartë ndërsa në kategorinë e fundit e njohur si kategoria e humorit që sjellë shumë të qeshura, “Fëmijët këndojnë” – këtu aktoret e fituan garën dhe kështu morën fitoren e këtij spektakli, që iu mundëson ta vazhdojnë garën për të fituar në fund shpërblimin prej 5000 eurosh.

Aktorët deklaruan se nëse do ta fitojnë këtë shumë do t’i ndihmojnë KFOR-it, ndërsa këngëtarët e humbën mundësinë që 5,000 eurot e fituara t’i dërgonin për bamirësi, ashtu siç deklaruan se do të bënin nëse do t’a fitonin garën.

Ky spektakël po bëhet shumë familjar pasi që një mundësi shumë e mirë që edhe në familje të garojnë se cili po gjenë më shumë këngë, në këtë spektakël mund të garojnë të gjitha familjet pasi që në këtë show bënë pjesë muzika që nga fëmijët e deri te moshuarit dhe të gjitha kategoritë e muzikës.

“The Big Music Show” transmetohet çdo të mërkurë në orën 20:45 në Klan Kosova, nga moderatori Vlorijan Halili. /Telegrafi/