Është rikthyer sërish në ekranet televizive njëri nga emisionet më të pëlqyera tashmë në trojet shqiptare.
Bëhet fjalë për “Qejfi më i madh se Stambolli”, sezoni i tretë i të cilit vjen me përplot surpriza e intervista të ndryshme.
Emisioni, që transmetohet çdo të premte në orën 18:40 në Klan Kosova, këtë javë sjell prapaskenat e njërit nga serialit më të shikuar në Turqi “Seni Çok Bekledim” apo në shqip “Të kam pritur shumë”.
Projekti i Ozcan Deniz, ndërsa luan rolin kryesor dhe si skenarist e producent i këtij seriali, po pëlqehet mjaft shumë.
Autorja dhe krijuesja e emisionit, Linda Imami, do të sjellë më nga afër prapaskenat e serialit si dhe do t’i realizojë disa intervista me aktorët që janë pjesëmarrës në këtë.
Intervistat ndërkohë u realizuan me pesë aktorët e serialit përfshirë këtu, Irem Helvacıoglu, Ilhan Sen, Lila Gurmen, Seden Domaç dhe Sibel Sisman.
Një postim lidhur me këtë e ka bërë edhe faqja e serialit ‘Seni Cok Bekledim’ në llogarinë e tyre në Instagram.
“Interes i madh për Seni Çok Beklarim nga Ballkani!
Kanali televiziv, Klan Kosova me qendër në Kosovë u takua me aktorët në Beylerbeyi. Linda Imami, drejtuesja e programit ‘Qejfi më i madh se Stambolli’ (Kënaqësia jonë është më e madhe se Stambolli), bëri intervista të këndshme me aktorët.
Imami tha se në vendet e Ballkanit, seriali është pritur me shumë interes dhe se është shumë i impresionuar nga harmonia dhe energjia e aktorëve”, thuhet në postimin e tyre.
Për më shumë, ndiqni të premten emisionin e plotë të Lindës me aktorët e serialit të popullarizuar, “Seni Çok Bekledim”. /Telegrafi/