Telegrafi

Aktorët e Portokallisë kombinojnë punën me pushimet (Foto)

Tashmë është bërë traditë që spektakli i humorit “Portokalli” kthehet në një shou lëvizës në verë.

Ata bëjnë disa spektakle në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke risjellë personazhet më të suksesshme të sezonit, në skenat e hapura.

Ndërkohë, secili prej tyre përfiton nga ditët e pushimit për t’u relaksuar në plazhe.

Paparaci i Panoramës i ka fotografuar në Dhërmi, Salsano Rrapin me të shoqen, Albana Ferhatin, aktoren e rolit të famshëm të Bukrës dhe miq të tjerë.

Gjithashtu, edhe Flori, sozia e kryeministrit Rama dhe “polici i famshëm”, ka zgjedhur Dhërmiun për të pushuar në fundjavë bashkë me familjen e tij.

Siç është bërë e ditur, familja e Florit pak muaj më parë u shtua me një djalë.