Telegrafi

Aktorët e njohur gjakovarë në një fotografi (Foto)

Kosova numëron me qindra aktorë të njohur, shumica prej të cilëve kanë treguar sukses në skenat vendore, dhe jo vetëm.

Në thuajse të gjitha serialet vendore, ka rastisur që në kastë të ketë gjithnjë një aktor nga Gjakova, qytet ky i njohur për vlerat artistike dhe kulturore.

Së fundmi, ka qenë ish-aktori i serialit “O Sa Mirë”, Art Kurti ka publikuar një fotografi, ku shfaqet krahë kolegëve të tij të njohur gjakovarë.

Në fotografi shfaqen Sevdai Radogoshi, i njohur si Qumili, Myrvete Kurteshi, e cila njihet si ‘Drita’ e “Familjes Moderne”, si dhe Edi Kastrati i njohur si ‘Arbnori’ i hit serialit “O Sa Mirë”.

Ata duken të lumtur dhe të buzëqeshur në këtë pozë, ndërsa nuk kanë treguar nëse janë bërë bashkë për ndonjë projekt të ri, apo diçka tjetër.

Aktorët në fjalë, janë shumë të pëlqye nga publiku për performancat e tyre ndër vite. /Telegrafi/