Telegrafi

Aktorët e “Kafeneja jonë” dhe “O Sa Mirë” bëhen bashkë për protestën kundër ndotjes së ajrit

Sheshet kryesore të Prishtinës ishin mysafirë të disa protestuesve, të cilët shprehën kundërshtimin e tyre rreth ndotjes së ajrit.

Mesin e shumë qytetarëve kishte edhe shumë figura publike të botës së industrisë së kinematografisë shqiptare.

Ndër ta edhe aktorët e njohur si Fatmir Spahiu, Astrit Kabashi, Jeton Zogiani, Ylber Bardhi, Fisnik Ademit, të cilët janë bërë të njohur në saje të roleve në serialet “O Sa Mirë” dhe “Kafeneja Jonë”.

Aktorët kanë gjetur kohë edhe kanë realizuar edhe një fotografi të përbashkët që e kanë publikuar në Instagram.

“Europë mos u bon kështu”, ka shkruar Fatmir Spahiu në përshkrimin e imazhit të publikuar në rrjetet sociale.

Theksojmë se pos protestës, Komuna e Prishtinës ka marr masa në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, ku në rrugët kryesore nuk është lejuar të hyjnë automobilat privatë.

Ndryshe, megjithëse disa prej aktorëve të “Kafeneja Jonë” më nuk janë të angazhuar me serial, ata po vazhdojnë të merren me projekte të ndryshme teatrale.  /Telegrafi/