Telegrafi

Aktorët e filmit “Virgjëresha Shqiptare” arrijnë sonte në Cineplexx me premierën e filmit

Pas sukseseve në shumë festivale ndërkombëtare, filmi shqiptar “Virgjëresha Shqiptare” arriti në Cineplexx ku me ç‘rast do të organizohet sonte Gala Night me prezencën e aktorëve të filmit.  

Filmi është me regji nga Bujar Alimani me potagoniste aktoren kosovare Rina Krasniqi, “Virgjëresha Shqiptare” tregon ngjarjen e një vajze në Shqipërinë e Veriut të viteve ’60-të.

Filmi ka fituar 7 çmime ne 7 festivale të filmit si në festivale të filmit në Varshashavë, Belgjik poashtu dhe në Prishtinë, në PriFest ka fituar çmimet kryesore. Përveç aktores Rina Krasniqi, aktorë të tjerë që janë pjesë e filmit janë Nik Xhelilaj, Astrit Kabashi, Gresa Pallaska, Lulzim Zeqja, dhe të tjerë.

Filmi është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Belgjikës.

Ngjarja e filmit është e vendosur në Shqipërinë e vitit 1958, Luana është një grua me vullnet të fortë dhe rebele dhe e bija e një burri të respektuar.

Një martesë e aranzhuar e detyron atë të mohojë dashurinë e saj për Agimin. Luana, e cila pati fatin të mësonte të lexonte, gjen një mënyrë për të udhëhequr luftën e saj për liri duke ndjekur kodin e fshatit, por çmimi personal është i lartë.

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 17:00.