Lideri i grupit Babastars, Ghetto Geasy, sapo ka publikuar klipin e tij të ri “Berlusconi”.
Siҫ u kishte premtuar edhe më parë fansave në rrjetet sociale, Geti solli një hit tjetër, i cili qëndron në stilin besnik të reperit. Por brenda aksesorëve për ta bërë videon e këngës edhe më interesante, Geti bën një zgjedhje tjetër të zgjuar, për të cilën kishte eksperimentuar edhe disa muaj më parë.
“Ajo” hiti i verës nga Babastars-at, nuk pati sukses vetëm për muzikën, por edhe për klipin, personazhi kryesor i të cilit ishte modelja e njohur Xhesika Berberi.
Këtë eksperiment të nisur me klipet, Geti ka preferuar ta vazhdojë edhe për këngën e re duke zgjedhur po ashtu dy personazhe të tjerë të njohur.
Përveç aktorit nga Kosova, Enver Petrovci, në klipin e këngës së Getit është “aktore” edhe nëna e Argjentina Ramosajt, Suzana Mushkolaj, e cila njihet për publikun edhe nga e bija këngëtare. /Telegrafi/