Kosova ka shënuar fitore historike në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.
Bullgaria ishte viktima e parë e “Dardanëve”, të cilët arritën të triumfuan si mysafir në Sofje me rezultat 3-2.
Tashmë kanë reaguar shumë këngëtarë, aktorë si dhe personalitete të njohura shqiptare, të cilët kanë përshëndetur triumfin e përfaqësueses sonë.
Pas kësaj, Kosova zë pozitën e tretë në grupin A të me pesë pikë gjersa kombëtarja e Republikës së Çekisë, e cila pas fitores kundër Malit të Zi (3-0), ka gjashtë pikë dhe renditet e dyta.
Në pozitën e parë është kombëtarja e Anglisë, e cila ka po aq pikë sa çekët, por që gol dallimin e kanë më të mirë.
Ndryshe, malazezët zënë pozitën e fundit të renditjes tabelore me dy pikë në tri ndeshje. /Telegrafi/