Telegrafi

Aktivizoi kamerën aksidentalisht, deputeti kanadez shfaqet lakuriq në takimin përmes Zoom

Një ligjvënës në Kanada ka kërkuar falje pasi ai u shfaq lakuriq në një video të një takimi legjislativ.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deputeti Liberal William Amos, 46 vjeç, i cili përfaqëson pjesë të Quebec, u pa plotësisht nudo gjatë takimeve të Dhomës së Komunave, i shoqëruar nga një flamur kanadez dhe Quebec në të dy anët.

Videoja e takimit u transmetua publikisht, por Amos nuk u shfaq në të pasi ai nuk po fliste. Nuk është e qartë se kush arriti të kapë pamjet dhe t’ia dërgojë ato mediave.

Amos, i cili është i martuar me dy fëmijë, që atëherë ka kërkuar falje për ‘gabimin fatkeq’.

“Kamera ime u ndez aksidentalisht ndërsa po ndërroja rrobat e mia të punës pasi shkova për një vrapim të lehtë”.

“Unë sinqerisht ju kërkoj falje kolegëve të mi për këtë shpërqendrim të paqëllimtë. Padyshim, ishte një gabim i sinqertë dhe nuk do të ndodhë më”.

Sidoqoftë, pamjet e Amos ka qenë objekt i shumë shakave dhe talljeve nga kolegët e tij. /Telegrafi/