Site icon Telegrafi

Aktivizohet një nga vullkanet më të rrezikshme në botë (Video)

Ky vullkan është konsideruar si një nga më të rrezikshmit në botë, dhe për këtë shkak është evakuuar popullsia.
Vullkani  që gjendet në një lartësi prej 5,897 metra të premten filloi të hedh hirin vullkanik në një lartësi prej 8 km.

Të shtunën nga vullkani filloi të delë një përzierje e gazrave vullkanikë, hirit dhe gurëve, transmeton TetovaSot.

“400 njerëz janë evakuar të cilët jetojnë në afërsi të vullkanit”, tha presidenti i Ekuadorit Rafael Correa në fjalimin e tij të përjavshëm në radio dhe në televizion.

Cotopaxi është një nga tetë vullkanet aktive në Ekuador dhe shkencëtarët e konsiderojnë atë një nga më të rrezikshmit në botë, për shkak të sasisë së madhe të borës në krye dhe për shkak se në afërsi të tij jetojnë njerëz. 

Exit mobile version