Telegrafi

Aktivizohet linja e ndihmës psikologjike për qytetarët që kanë vështirësi në periudhën e pandemisë

Ministria e Shëndetësisë nga sot ka vënë në dispozicion linjën e ndihmës psikologjike, përmes së cilës të gjithë ata që kanë nevojë për të folur me psikologun mund ta bëjnë këtë në numrin 038 200 80 890.

Kjo linjë që është rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisë.

Në njoftimin për media thuhet se kjo linjë do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët kanë vështirësi në këtë periudhë të pandemisë COVID-19 për të menaxhuar mendimet, ndjenjat dhe emocionet e tyre, si dhe për ata që mund të përjetojnë stres të shtuar, ankth, panik apo edhe shenja dhe simptoma të depresionit. ​/Telegrafi/