Telegrafi

Aktivizohet alarmi i zjarrit, gazetarja e Sky News detyrohet të ndërpres intervistën që transmetohej drejtpërdrejtë

Televizioni Sky News është detyruar të ndalë transmetimit e drejtpërdrejtë të një interviste, pas aktivizimit të alarmit të zjarrit në studiot e saj.

Prezantuesja Anna Botting po intervistonte korrespondentin Jon Craig për një event të organizuar në Westminster, kur u ndërpre nga zhurma e alarmit, transmeton Telegrafi.

“Jon Craig, të kërkoj falje, më duhet ta ndërpresë transmetimin. Është aktivizuar alarmi i zjarrit në këtë vend, do të rikthehemi pas pak”, dëgjohet ajo duke thënë.

Megjithatë nuk kaloi shumë kohë dhe televizioni vazhdoi transmetimin e drejtpërdrejtë diku pas mesnatës me gazetaren Kimberley Leonard. /Telegrafi/