Të dielën në shkollën “Harun Beka” në Gushac të Mitrovicës do të mbahet një tubim me qytetarë ku do të kundërshtohet krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këtë tubim e ka organizuar ish-kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.
Sipas Bahtirit, krijimi i këtij asociacioni do të çojë në ndarjen e vendit.
Ai iu drejtua kryeministrit Albin Kurti, që të mos e pranojë një gjë të tillë.
“Unë se besoj po le të provon, se besoj që e pranon po le te provon”, tha Bahtiri, për Klan Kosova.
Ai tutje tha se nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë do të shpallin komuna pjesën e fshatrave nga Lagjja e Boshnjakëve deri në Koshtovë dhe Çabër, ndërsa pret që edhe shaljanët ta bëjnë një gjë të tillë.
Të dielën nga ora 11:30 deri në 13:30, sa do të zgjas ky organizim, është kërkuar nga organet e rendit që të bllokohet rruga Suhodoll- Vinarc.