Telegrafi

Aktivizo superfuqi dhe fito super shpërblime – Halkbank promovon lojën e re të madhe shpërblyese

Halkbank në lojën e re shpërblyese fton të gjithë të zhbllokojnë superfuqinë e tyre, me vetëm një transaksion!

Lajm i mirë për përdoruesit aktual dhe të ardhshëm të shërbimeve të Halkbank: ka ardhur koha për super shpërblime! Në bashkëpunim me Mastercard, loja e re e madhe shpërblyese nën sloganin argëtues “Aktivizo superfuqi” nga sot po merr vrull në të gjithë vendin, në tre mënyra të ndryshme: me transaksionet e kryera me kartat e kreditit Mastercard, si dhe me transaksionet e kryera përmes shërbimeve inovative të Bankës, HalkPay dhe GarminPay. Loja shpërblyese zgjat 4 muaj, deri në fund të muajit shkurt 2022.

Gjithashtu, të gjithë përdoruesit që kryejnë një transaksion përmes HalkPay dhe GarminPay, përfitojnë trefish më shumë mundësi për të fituar një nga 60 shpërblimet.

Kushtet për pjesëmarrje në lojën shpërblyese për “aktivizimin e superfuqisë” janë të thjeshta: çdo përdorues që kryen një transaksion përmes kartave të kreditit MasterCard për individë, aplikacionit HalkPay ose GarminPay dhe që pranon të marrë pjesë përmes lidhjes:, kualifikohet në lojë për një prej shpërblimeve:

– Gjithsej 45 kuponë për pajisje sportive në vlerë prej 6.000 denarë, në tre shorte mujore më 3 dhjetor, 12 janar dhe 2 shkurt.
– 6 orë Garmin, 4 celularë dhe 5 kuponë për biçikleta, të shpërndara në shortin e madh
kryesor më 9 mars.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë individët e rritur, përdorues të shërbimeve të Halkbank, të cilët janë përdorues të kartave të kreditit Mastercard për individë (Mastercard Standard, Mastercard Credit Contactless; Mastercard World Contactless), për kryerjen e një transaksioni të vlefshëm duke përdorur të njëjtën, si dhe transaksione të vlefshme të kryera përmes aplikacionit celular HalkPay dhe shërbimit GarminPay. Të gjitha detajet rreth kushteve dhe rregullave për pjesëmarrje i gjeni në lidhjen e mëposhtme.

Në 4 muajt e ardhshëm, me padurim presim superheronjtë më të lumtur të Halkbank!