Telegrafi

Aktivizimi i airbag-ut nën kolltuk, e hodhi në ajër dhe e la me lëndime të konsiderueshme (Video)

Burri i paemëruar nga Iowa e Shteteve të Bashkuara, është hedhur mbi dy metra në ajër, pasi aktivizoi nën kolltuk një airbag të veturës.

E vetmja gjë e zgjuar që bëri ai, ishte vendosja e helmetës në kokë, përndryshe e gjithë loja ishte e pamenduar keq, transmeton Telegrafi.

Ky nuk është i vetmi rast, kur njerëzit kanë provuar të shohin se çfarë ndodhë, po që se aktivizojnë një airbag nën ulëse.

Sikurse në të gjitha rastet edhe ky mbeti me lëndime të konsiderueshme, ndërsa shikonte i hutuar kur miqtë e tij qeshnin. /Telegrafi/