Telegrafi

Aktivizimet e smartphonëve për Krishtlindje

Në raportin e vet Flurry thekson se numri i aktivizimeve të pajisjeve në vet natën e Krishtlindje ishte 353% më i lartë se numri mesatar i aktivizimeve gjatë 20 ditëve të para të dhjetorit, dhe 140% më i lartë në krahasim me Krishtlindjet e vitit të kaluar. Krejtësisht gjatë Krishtlindjeve të këtij viti janë regjistruar 6.8 milion aktivizime të pajisjeve, kundrejt 1.5 milion copëve sa mesatarisht aktivizoheshin gjatë 20 ditëve të para të dhjetorit. Gjatë Krishtlindjeve vitin e kaluar ishin aktivizuar 2.8 milion copë pajisje të bazuara në Android dhe iOS.

Së bashku me rritjen e aktivizimeve është rritur edhe numri i shkarkimeve të aplikacioneve. Gjatë krishtlindjeve janë shkarkuar 242 milion aplikacione, kundrejt mesatares prej 108 milion aplikacioneve gjatë 20 ditëve të para të dhjetorit. /Telegrafi/