Dick Stam nga Devoni i Anglisë, e ka filmuar momentin kur një buf ka notuar nëpër një pellg të vogël uji.
Ky aktivitet është i pazakontë për këtë shpezë, që nuk është parë me herët as prej njohësve të botës së egër, transmeton Telegrafi.
“Nëpër oborrin tim po kalon një kanal i vogël, andaj e hapa një gropë për kafshë. Vendosa një kemarë, që të shoh se çfarë ndodhë aty”, ka shkruar Stam.
Mirëpo, ai nuk kishte pritur që të kapte në kuadër diçka kaq të rrallë, që është bërë objekt studimi, për biologët e fushës së shpezëve.
Sipas tyre, bufët që nuk ushqehen me gjallesa uji, as nuk ndiejnë nevojë të notojnë apo qëndrojnë në ujë. /Telegrafi/