A keni menduar ndonjëherë pse postimet e miqve të caktuar shfaqen në krye të ndërfaqes suaj në Instagram?
Arsyeja nuk është vetëm fakti se ju mund të keni pëlqyer postimet e tyre Insta disa herë. Aktiviteti i Facebook gjithashtu ndikon në përmbajtjen që është prioritet në ndërfaqen kryesore të Instagram.
Tani që postimet Instagram-it tonë nuk rregullohen më sipas rendit kronologjik, ndërfaqet tani përdorin diçka të quajtur “renditja e ndërfaqes” për të na treguar përmbajtje nga njerëzit me të cilët jemi të afërt.
Mashable foli me drejtuesit e dizajnit të Instagram, Jill Nussbaum dhe Jullian Gutman, rreth asaj se si punon aplikacioni.
Nussbaum tha se arsyeja pse postimet nuk janë më të renditura në mënyrë kronologjike është për shkak se njerëzit nuk shihnin postimet e njerëzve që u interesonin.
“Renditja e ndërfaqes mundësohet nga të mësuarit e makinës, e cila është një teknologji që përdor të dhëna historike për të bërë parashikime për të ardhmen”, tha Gutman. “Dhe mënyra se si përdorim mësimin e makinës në renditjen e postimeve është analiza e përdorimit historik të Instagram-it, për të parashikuar se cilat prej postimeve tuaja do të jenë më të rëndësishme për ju.”
Gutman shtoi se mësimi i makinës është “vazhdimisht duke u përshtatur dhe duke u zhvilluar me kalimin e kohës” bazuar në mënyrën se si po përdorni Instagramin. Pra, kjo do të thotë që ndërfaqja juaj do të vazhdojë të përshtatë veten për të strehuar miq të rinj ose interes të ri në miqtë e mëparshëm.
“Ne përdorim shumë sinjale për të përcaktuar postet që janë më të rëndësishme për ju”, shtoi Gutman. Disa nga këto “sinjale” përfshijnë gjëra të tilla si: “Sa ka të ngjarë të jeni të interesuar për atë përmbajtje”, përveç asaj se si është postuar përmbajtja e fundit dhe sa i afërt jeni me autorin e përmbajtjes.
“Poashtu përdorim të dhëna të Facebook-ut për të përvetësuar përvojën e njerëzve në disa mënyra”, tha Gutman.
Kur u pyet, Gutman nuk dha ndonjë specifikë se çfarë mund të ishin këto sinjale.
Ai shtoi se këto sinjale përbëjnë “mënyra të ndryshme që ju mund të shprehni synimin tuaj në lidhje me atë se sa ky person rëndësi për ju” në Facebook dhe Instagram.
“Ne kemi mësuar me kohë se cilat sinjale janë më të rëndësishme se të tjerat,” deklaroi ai. /Telegrafi/