Telegrafi

Aktiviteti – ilaçi më i mirë kundër dhimbjes së shpinës

Pushimi dhe relaksimi shumë shpesh sjellin mbajtjen e keqe dhe dobësimin e muskujve, e mund të rrezikohen edhe shtylla kurrizore dhe unazat, tërheq vëmendjen shoqata nga Muencheni për ruajtjen e shtyllës kurrizore.

Aktiviteti me masë është i mirë për shtyllën kurrizore. Cikli i ushtrimeve dhe relaksimit të shtyllës kurrizore ndikojnë në unaza, të cilat, si sfungjer thithin lëngun dhe substancat ushqimore.

Shëtitja, shëtitja nordike dhe skijimi nordik, janë të shëndetshme për shtyllën kurrizore, thotë Reinhold Schneiderhan, udhëheqës i shoqatës. Për shpinë është mirë edhe notimi i rregullt, e mund të bëj mirë edhe një shëtitje e lehtë dimërore.