Telegrafi

Aktiviteti fizik mbron nga diabeti tip 2

Hulumtimi i bёrё nё Glasgow University, ka treguar se programi i ushtrimeve fizike gjatё shtatё javёve tek tё hulumtuarit ka çuar nё ulje prej 22% tё paraqitjes sё rezistencës nё insulinё, faktorit mё tё rёndёsishёm pёr paraqitjen e diabetit tip 2.

Programi i gjimnastikës ka qenё i bazuar nё aktivitete si vrapimi, aerobika dhe ngasja e biçikletës, ndërsa intensiteti dhe kohëzgjatja e ushtrimeve janë rritur vazhdimisht.

Ështё e ditur se fёmijёt e prindёrve me diabet tip 2, kanё rrezik trefish mё tё madh tё vuajnë nga e njëjta sёmundje e sheqerit.

Krahas kësaj, tё dhënat kanё treguar se diabeti trefishon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, qё ёshtё shkak i vdekjes sё dy tё tretave tё diabetikёve.