Site icon Telegrafi

Aktivitetet e vullkanit islandez po rriten, shihet një “burim” lave qindra metra i lartë

Aktivitetet e vullkanit Fagradalsfjall po rriten.

Burimi i lavës mund të shihet edhe nga Reykjavik.

Jo shumë larg kryeqytetit islandez Reykjavik, vullkani Fagradalsfjall shpërtheu në muajin mars.

Që atëherë, vullkani vazhdimisht ka hedhur lavë, magmë dhe gurë, transmeton Telegrafi.

Fagradalsfjall është bërë një destinacion popullor në rajon.

Videot e shumta në rrjetet sociale tregojnë njerëzit duke parë spektaklin nga afër.

Aktiviteti bëhet më i fortë

Pasi aktiviteti i vullkanit ishte relativisht i qëndrueshëm për një kohë të gjatë, ai është bërë gjithnjë e më i paqëndrueshëm dhe më i fortë që nga fillimi i majit, shkruan Euronews.

Sipas një raporti nga VolcanoDiscovery, burimi që Fagradalsfjall nxjerr jashtë po bëhet më i gjatë dhe më i fuqishëm.

Një burim lave disa qindra metra i lartë mund të shihet në videot aktuale.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP , lartësia e një burimi lava u mat në 460 metra.

Shpërthimi është bërë aq masiv sa që shatërvani mund të shihet edhe nga kryeqyteti, Reykjavik.

Aktiviteti spektakolar i vullkanit gjithashtu tërhoqi kineastët, të cilët postuan video me dronë të shpërthimit në internet. /Telegrafi/

Exit mobile version