Me datë 17.11.2016 ( e enjte) në ora 12:00 në bulevardin Iliria Në kuadër të manifestimit Tetova feston Nëntorin, komuna e Tetovës dhe Lidhja Sportive Shkollore organizojnë “ Krosin e qytetit”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në korniza të manifestimit të lartëpërmendur, komuna e Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore organizojnë aktivitet të përbashkët ekologjik për vendosjen e shportave për mbeturina në sheshin Iliria dhe hapësirës para Pallatit të kulturës.
Aktivitetet në fjalë do të organizohen nesër, duke filluar nga ora 12./Telegrafi/