Telegrafi

Aktivitete të ndryshme dhe një marshim në Tetovë për Ditën e gruas – 8 marsi (Foto)

Forumi i Gruas dhe Komuna e Tetovës kanë përgatitur një varg aktivitetesh me rastin e 8 marsit, Ditës ndërkombëtare të gruas.

Aktivitetet kanë përfshirë një panel diskutim në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), për të vazhduar me marsin e 8 marsit, “S’duam lule, duam barazi”, të organizuar nga Iniciativa për barazi gjinore dhe Forumi i gruas në Tetovë.

Gjithashtu, është përfshirë edhe një program kulturor-artistik kushtuar 8 marsit, si edhe vizita e kryetares Teuta Arifi në Qendrën Klinike të Tetovës./Telegrafi/